Hajnat plaçkitin një person, ia marrin 200 euro nën kërcënim të kallashit

Kronikë e zezë

Hajnat plaçkitin një person, ia marrin 200 euro nën kërcënim të kallashit

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 23:14

Një person në Studenicë të Istogut i janë marrë 200 euro nën kërcënimin e armës.

KosovaPress raporton nga vendi i ngjarjes se në këtë fshat persona të panjohur e kanë ndaluar një banor të këtij fshati dhe nën kërcënimin e armës që mendohet të jete kallashnikov i janë grabitur 200 euro. Rasti ka ndodhur rreth orës 21 e 30.

Rastin e ka konfirmuar edhe Teki Syla nga policia e Pejës sipas të cilit policia ka dyshime për autorët e kësaj vepre dhe është në kërkim të të dyshuarve të mundshëm.

Edhe para disa ditësh në këtë fshat ka ndodhur një vjedhje e një lope por sipas Policisë i dyshuari është kapur në flagrancë dhe viktimës i është kthyer lopa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat