Rrihet rëndë nga burri 20-vjeçarja

Kronikë e zezë

Rrihet rëndë nga burri 20-vjeçarja

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 18:00

Një grua 20-vjeçare nga Vlorë ka përfunduar në spitalin e qytetit në gjendje të rëndë, për shkak të dhunës barbare që ka ushtruar mbi të i shoqi, Albano Janko, 30 vjeç.

Policia e ka arrestuar sot bashkëshortin e dhunshëm që jo vetëm fizikisht, por edhe psikologjisht e mbante nën tutelë të shoqen, 10 vjet më të re.

Arrestimi i tij u bë në lagjen 1 Maji të Vlorës, ndërkohë që e shoqja ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital që nga data 2 tetor 2015, kur ndodhi rrahja e rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat