Operacioni në Shkodër, Haki Çako: Si negociuam me të sëmurin psikik, Aishta

Kronikë e zezë

Operacioni në Shkodër, Haki Çako: Si negociuam me të sëmurin psikik, Aishta

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 08:38

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, ka treguar nga Shkodra me telefon, se si vrasja e Ruzhdi Aishtës u bë e pashmangshme dhe se si gjatë gjithë natës ai qëllonte pa pushim.

Po ashtu, ai rrëfen se ishte person me sëmundje psikike dhe vlerëson ndihmëm e familjarëve dhe banorëve të fshatit.

“Qëkurse jeni në dijeni, – tha Çako, – që prej orës 19:00 të ditës së djeshme, forcat e Drejtorisë së Shkodrës dhe forcat e RENEA-s qenë në gatishmëri të plotë për një ngjaje të ndodhur në Oblik dhe denoncimit të familjes së të plagosurit, që ishte i afërm i Ruzhdi Aishtës.

Sikurse dihet, u morën të gjitha masat për kapjen e tij, por ai hapi zjarr ndaj policisë dhe aty humbi jetën edhe komandanti i FNSH-së, Simon Gjeta. Gjej rastin të ngushëlloj këtu familjarët e tij.

Është kontaktuar me familjarët e autorit për të bërë të mundur ekzaniminin e gjendjes psiqike, – shtoi ai, – sepse ai nuk kishte parametra normale dhe i është bërë thirrje të dorëzohej gjatë gjithë natës.

Por nuk ishte e mundur, sepse ai qëllonte vazhdimisht. Ne morën masa me të gjithë teknologjinë e mundur dhe mundëm ta mbanin të rrethuar. Ai ka hapur zjarr gjatë gjithë natës dhe deri në të zbardhur.

Në momentin që forcat e policisë ndërhynë në banesë, ai sërish ka qëlluar dhe ka goditur edhe mjetet e policisë dhe mbrojtëset.

Nuk ka pasur asnjë të plagosur tjetër: Ne kishim dy qëllime, të ruanim forcat, ta mbanim të rrethuar, por të mos lejonim që të dëmtonte banorët e fshatit.

Konform të gjitha procedurave standarteve, familjarët nuk mund të mbaheshin aty dhe unë shpreh vlerësimin për ta që patën mirëkuptim dhe jo vetëm për ta, por për të gjithë banorët që ndihmuan.

Numri i forcve është i konsiderueshëm, nga të gjitha repartet, nga forcat e Shkodrës, RENEA-s, FNSH-së dhe të strukturave të tjera,” – përfundoi Çako.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat