I zhdukur prej 4 ditësh, gjendet i vdekur nga mbidoza një djalë në Tiranë

Kronikë e zezë

I zhdukur prej 4 ditësh, gjendet i vdekur nga mbidoza një djalë në Tiranë

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 23:05

Një djalë i ri në Tiranë u gjet i vdekur, pasi kërkohej nga familjarët dhe policia prej katër ditësh kur humbi në rrethana të paqarta.

I riu Dorian Gega, me banim në Tiranë, u gjet i vdekur në bulevardin “Bajram Curri”, në një ndërtesë, i konfirmuan agjencisë noa.al, burime zyrtare nga Policia e Shtetit.

“Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga përdorimi i lëndëve narkotike”, - tha i njëjti burim.

I ndjeri ishte larguar nga banesa më 29 shtator dhe që atë ditë asgjë nuk dihej për fatin e tij. Familja e alarmuar denoncoi zhdukjen e djalit dhe Komisariati i Policisë Nr. 2 regjistroi të dhënat për të nisur kërkimet.

Por Dorian Gega nuk u gjet i gjallë. Konsumimi i drogës besohet se i ka marrë jetën djaloshit fatkeq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat