Kush është Ruzhdi Aishta, vrasësi i kreut të Forcave Speciale

Kronikë e zezë

Kush është Ruzhdi Aishta, vrasësi i kreut të Forcave Speciale

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 22:06

Ngjarja e rëndë që tronditi sot në mbrëmje Shkodrën ka vetëm një autor, ai është Ruzhdi Aishta, 56 vjeç. Aishta është beqar dhe jeton i vetëm në banesën e tij, në kodrën e fshatit Oblikë të Shkodrës.

Ai kishte konflikte me 21 ­vjeçarin, Besar Sherbelën, për një gardh që ndante dy banesat e tyre. Konfliktet e vazhdueshme me të sollën edhe plagosjen e të riut.

Ai më pas, gjatë arratisë, vrau edhe kreun e FNSH’së, Simon Gjetën, i cili hyri në banesën e tij për ta ndaluar.

Ruzhdi Aishta dyshohet se ka çrregullime mendore dhe është person mjaft i rrezikshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat