Greqi, arrestohet shqiptari me një rumune, u kapën me heroinë

Kronikë e zezë

Greqi, arrestohet shqiptari me një rumune, u kapën me heroinë

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 22:03

Një 27-vjeçar shqiptar dhe një shtetase rumune 36 vjeç u arrestuan nga policia e Janinës në Greqi pasi u kapën me disa doza heroine.

Të arrestuarve iu gjetën 5 pako heroinë, e cila mendohet se do të shitej në Janinë. Atyre iu sekuestruan edhe 400 Euro dhe 4 telefona celularë.

Shqiptari dhe rumunia kishin krijuar kontakt me një banor 29-vjeçar në këtë qytet, i cili u kishte siguruar tregun e shitjes së lëndës narkotike. Ky i fundit është arrestuar më parë për drogë.

Nga hetimi, policia zbuloi gjithashtu se shqiptari 27-vjeçar kishte hyrë në shtetin grek në mënyrë të paligjshme. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur nga autoritetet helene.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat