​Policia arreston një qytetar serb në Zubin Potok, tentoi t’i sulmoj

Kronikë e zezë

​Policia arreston një qytetar serb në Zubin Potok, tentoi t’i sulmoj

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 21:07

Një qytetar serb në Zubin Potok kishte tentuar t’i sulmonte zyrtarët policorë. Ai, u ndalua nga një patrullë e policisë përderisa me një automjet ishte duke transportuar dru për të cilat nuk kishte leje përkatëse.

Policia në raportin e saj thotë se i dyshuari pasi ishte ndaluar kishte ofenduar zyrtarët policor dhe kishte tentuar ti sulmoje.

Siç thuhet në raport me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa automjeti dhe drunjtë janë konfiskuar dhe dorëzuar Agjencisë Pyjore të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat