Ekzekutohet vrasësi i nënkomisarit të FNSH-së pas 12 orësh rrethim

Kronikë e zezë

Ekzekutohet vrasësi i nënkomisarit të FNSH-së pas 12 orësh rrethim

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 19:26

(E plotësuar) Autori i vrasjes së Simon Gjetës, komandantit të një reparti të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, u vra gjatë mëngjesit të së dielës nga policia, e cila kishte rrethuar prej mesnatës banesën e tij.

Ruzhdi Arishta, i cili qëlloi me 3 plumba oficerin e policisë nuk iu përgjigj thirrjeve të policisë për t’u dorëzuar, ndërkohë që aksioni zgjati rreth 12 orë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë, korrespondenti i Top Channel nga Shkodra, Ardi Hoti flet për një natë të gjatë e tepër të vështirë të forcave RENEA, të cilët fillimisht tentuan negociatat me agresorin për ta bindur të dorëzohej, duke shfrytëzuar në këtë mes edhe familjarët e tij, por ai nuk ka pranuar, madje është përgjigjur me armë zjarri ndaj efektivëve. RENEA, nga ana e saj është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe tymuese, por edhe me armë zjarri. Gjithsesi, për shkak të errësirës, RENEA ka pritur orët e mëngjesit për të ndërhyrë në banesën e tij. Edhe në orët e para të mëngjesit ka pasur shkëmbim zjarri mes palëve, por agresori në këtë rast ka mbetur i vdekur.

Në operacionin policor për neutralizimin e vrasësit të Gjetës në Shkodër u angazhuan 250 forca policore, 15 automjete ndër të cilat 5 të blinduara, qen gjurmues, mburoja kolektive antiplumb dhe kamera me fibër optike. Në krye të operacionit ishin krerët më të lartë të Policisë së Shtetit, drejtori i Përgjithshëm Haki Çako, si dhe të tjerë si Ardian Çipa, Altin Qato e Niko Brahimaj. I pranishëm ishte gjithashtu edhe drejtori i Krimeve të Rënda, Arben Dashi.

Gjithçka ka nisur nga një konflikt banal mes dy komshinjve, Ruzhdi Arishta dhe Besmir Sherbela, vetëm për një gardh. I pari qëlloi ndaj fqinjit të tij duke e lënë të plagosur e nga këtu kanë marrë informacion edhe forcat e policisë së Komisariatit Shkodër, të cilët kanë shkuar në vendngjarje për të arrestuar agresorin, i cili duket se ka pasur edhe çrregullime mendore dhe ka qenë problematik për komunitetin ku jetonte. Për këtë shkak u kërkua edhe ndihma e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët rrethojnë banesën e Arishtës, ndërsa komandanti i tyre është futur menjëherë në portën e banesës, duke marrë edhe 3 plumbat e qëlluar prej vrasësit.

“Luftë” në Shkodër, vritet komandanti i FNSH-së. Pas 12 orësh operacion RENEA qëllon për vdekje vrasësin

Pas pothuajse 12 orësh operacion për kapjen e autorit të vrasjes së kreut të FNSH-së së Shkodrës, RENEA më në fund i është kundërpërgjigjur Ruzhdi Arishtës këtë mëngjës.

Sipas informacioneve nga terreni, RENEA ka mundur ta qëllojë Arishtën, duke e lënë të vdekur. 56-vjeçari fshihej në aneksin e banesës që prej natës së mbrëmshme dhe nuk ka pranuar të dorëzohej.

Në këtë mënyrë, RENEA ka pritur deri në zbardhjen e ditës dhe më pas ka ndërhyrë duke u futur në banesë.

Arishta ka qëlluar sërish sot ndaj RENEA-s në orën 7:00, kur nisi mësymja. RENEA iu kundërpërgjigj me zjarr duke e lënë të vrarë.

Ruzhdi Arishta, 56 vjeç plagosi dje pas një sherri për gardhin, fqinjin e tij 21-vjeçar dhe më pas, gjatë fshehjes nga policia, qëlloi me breshëri automatiku, kreun e FNSH-së së Shkodrës, Simon Gjetën.

“Luftë” në Shkodër, vritet komandanti i FNSH-së. Policia rrethon autorin, urdhri: Qëllojeni

E gjithë Policia e Shtetit është në këmbë. RENEA, FNSH-të, efektivët e policisë së Shkodrës, nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit po shkëmbejnë zjarr me 52-vjeçarin Ruzhdi Aishta i cili është fshehur në një banesë në fshatin Oblikë, në rrugën Shkodër-Hani i Hotit, pas dështimit për ta kapur të gjallë. Operacioni vështirësohet për shkak të errësirës ndërsa Policia po përdor edhe gazin lotsjellës.

Plagos 21-vjeçarin për një gardh, autori vret komandantin e FNSH-ve gjatë rrethimit. Çako urdhëron: Qëllojeni!

Komandanti i grupit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër ka mbetur i vrarë me armë zjarri gjatë një operacioni për kapjen e një personi në fshatin Oblikë. Gazetari Mirsad Rakaj raportoi se rreth orës 19:00 është plagosur 21-vjeçari Besar Sherbela. Ai u transportua me urgjencë në spital, ku mjekët bëjnë të ditur se ndodhet në gjendje të rëndë pasi ka marrë një plumb në kraharor, por pas ndihmës mjekësore është jashtë rrezikut për jetën.

Pas këtij krimi Policia e Shkodrës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka organizuar operacionin për kapjen e autorit, i cili është identifikuar si Ruzhdi Aishta, 52 vjeç, bashkëfshatar i 21-vjeçarit.

Pasi është lokalizuar vendndodhja e autorit, blutë e Shkodrës kanë rrethuar zonën në përpjekje për ta kapur dhe i kanë bërë thirrje të dorëzohet. Por duke qenë i armatosur, Aishta ka qëlluar disa herë me armë duke plagosur Komandantin e FNSH-ve, Simon Gjetën (në foto), i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Në Shkodër kanë shkuar edhe forcat speciale RENEA, të cilat bashkë me FNSH-të dhe efektivë të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës po vijojnë operacionin për kapjen e autorit të dy krimeve të rënda. Rreth orës 21:20 në Shkodër ka mbërritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë, Drejtues i Lartë Altin Qato.
Ndërkohë që operacioni vijon Policia nuk lejon gazetarët të filmojnë, pasi blici i kamerave mund të frikësojë autorin, i cili mund të qëllojë nga momenti në moment. Gjithashtu është bllokuar edhe qarkullimi në rrugën nacionale.

Drejtori i Policisë së Shtetit ndodhet vetë në vendin e ngjarjes, ku po drejton operacionin. Ai ka urdhëruar efektivët e policisë se nëse kanë fushëpamje të zbatojnë procedurat, duke nënkuptuar eleminimin fizik të autorit.

MOTIVI

Të dhënat nga grupi hetimor bëjnë me dije se motivi i konfliktit mes autorit, Ruzhdi Aishta dhe 21-vjeçarit, Besar Sherbela ka të bëjë me çështje pronësie. Palët ishin përplasur sërish ditën e sotme për një gardh që kufizonte pronat e tyre. Sipas policisë, autori Ruzhdi Ashtia, dyshohet të jetë me probleme mendore. Ai jeton i vetëm në kodrën e fshatit Oblikë dhe sipas banorëve është person i rrezikshëm.

KUSH ISHTE EFEKTIVI SIMON GJETA

Simon Gjeta, Komandanti i Grupit të FNSH-së që mbeti i vrarë sot, ishte 47 vjeç dhe baba i dy fëmijëve. Ai ishte me origjinë nga Rrësheni, ndërsa prej pak vitesh jetonte në Shkodër, në lagjen “Mark Lula”. Gjeta kishte mbaruar Shkollën Ushtarake Skënderbej por më pas kishte kaluar në forcat e Policisë.

Plumb në gjoks 21-vjeçarit në Shkodër, autori “luftë” me policinë gjatë rrethimit, vret komandantin e FNSH-ve

Komandanti i grupit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër ka mbetur i vrarë me armë zjarri gjatë një operacioni për kapjen e një personi në fshatin Oblikë. Gazetari Mirsad Rakaj raportoi se rreth orës 19:00 është plagosur 21-vjeçari Besar Sherbela. Ai u transportua me urgjencë në spital, ku mjekët bëjnë të ditur se ndodhet në gjendje kritike pasi ka marrë një plumb në kraharor.

Pas këtij krimi Policia e Shkodrës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka organizuar operacionin për kapjen e autorit, i cili është identifikuar si Ruzhdi Aishta, bashkëfshatar i 21-vjeçarit.

Pasi është lokalizuar vendndodhja e autorit, blutë e Shkodrës kanë rrethuar zonën në përpjekje për ta kapur dhe i kanë bërë thirrje të dorëzohet. Por duke qenë i armatosur, Aishta ka qëlluar disa herë me armë duke plagosur Komandantin e FNSH-ve, Simon Gjetën (në foto), i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ndërkohë në Shkodër kanë shkuar edhe forcat speciale RENEA, të cilat bashkë me FNSH-të dhe efektivë të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës po vijojnë operacionin për kapjen e autorit të dy krimeve të rënda.

MOTIVI

Të dhënat nga grupi hetimor bëjnë me dije se motivi i konfliktit mes autorit, Ruzhdi Aishta dhe 21-vjeçarit, Besar Sherbela ka të bëjë me çështje pronësie. Palët ishin përplasur sërish ditën e sotme për një gardh që kufizonte pronat e tyre.

Kreu i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të POlicisë së Shkodrës, Simon Gjeta, ka rënë sot në krye të detyrës gjatë një aksioni për kapjen e një të shumëkërkuari.

Gjeta humbi jetën në spital nga plagët e shumta të marra gjatë shkëkmbimit të zjarrit me të shumëkërkuarit Ruzhdi Ashta.

Fillimisht polici mbeti i plagosur në aksionit për të arrestuar Ruzhdi Ashtën, i dyshuar si autori që qëlloi me armë 21-vjeçarin, Besar Sherbela në Oblikë të Shkodrës.

Efektivët e policisë së Shkodrës rrethuan autorin, por në këtë moment ai i’u kundrpërgjigj me armë uniformave blu.

Tmerr në Shkodër: 21-vjeçari plagos bashkëfshatarin, pastaj vret edhe policin

Thellohet bilanci i të shtënave në Shkodër, ku një person nga fshati Oblikë, pasi ka qëlluar një bashkëfshatar 21-vjeçar me armë zjarri, ka qëlluar edhe një polic, i cili ka ndërruar jetë në Spital.

Ngjarja ka ndodhur pasdite, rreth orës 19:00, ku pas një konflikti për motive të dobëta me 21-vjeçarin Besar Sherbela, ai nxori armën dhe e plagosi këtë të fundit me plumb në kraharor dhe më pas gjatë ndekjes, nga Policia, qëlloi efektivin e forcave të rendit.

Polici u qëllua gjatë aksionit për kapjen e tij. Forcat blu i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por ky i fundit ka qëlluar mbi policinë, duke plagosur policin, që humbi jetën në spital.

Sipas informacioneve, autori, fillimisht u konfliktua me 21-vjeçarin për motive të dobëta dhe më pas e qëlloi me pistoletë.

I plagosuri, Besar Sherbela mori një plumb në kraharor dhe u dërgua në spital për kurim. Ndërkohë, vazhdon operacioni për kapjen e autorit.

Qëllohet me plumb në gjoks 21-vjeçari, dyshohet nga një bashkëfshatar

Një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë, mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale, në fshatin Oblikë, ndërsa i plagosur me armë zjarri ka mbetur Besar Sherbela.

21-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital, ku mjekët bëjnë të ditur se ndodhet në gjendje kritike, pasi ka marrë një plumb në kraharor.

Policia e Shkodrës ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka kryer të gjitha hetimet dhe është vënë në kërkim të autorit, i cili dyshohet se është një bashkëfshatar i 21-vjeçarit.

Paraprakisht mësohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes të riut dhe autorit, por nuk dihen motivet e këtij konflikti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat