Vranë 2 të rinjtë, detaje nga e kaluara kriminale e autorëve (Foto/Video)

Kronikë e zezë

Vranë 2 të rinjtë, detaje nga e kaluara kriminale e autorëve (Foto/Video)

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 16:34

Zbardhet e shkuara kriminale e dy autorëve të arrestuar për vrasjen e dyfishtë në lulishte “1 Maji” përballë Ish-ekspozitës në kryeqytet. Gjykata e Tiranës e ka dënuar Vasiel Çavon dhe Sael Sulajn në vitin 2012 dhe 2015 për trafik lëndësh narkotike dhe për vjedhje më shumë se njëherë. Sael Sulaj u arrestua me datën 15 korrik 2014 si pjesë e një bande hajdutësh që vidhnin dyqane celularësh dhe qendra tregtare.

Gjatë operacionit të koduar “Thyerja” me Sael Sulajn u arrestuan dhe katër persona të tjerë. Ky shtetas ka pranuar më pas në gjykatë se ka kryer 8 vjedhje përgjatë vitit 2014. News 24 zbardh vendimin e dënimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës me gjyqtar Kreshnik Omarin.

I akuzuar nga prokuroria për veprën penale të “vjedhjes më shumë se njëherë” e parashikuar nga neni 134/2, Gjykata e ka dënuar Sael Sulajn me datën 16 prill të vitit 2015.

Gjykata e ka dënuar me 1 vit e një muaj burg, për shkak se dënimin e kishte kryer me kohën e paraburgimit në Fushë-Krujë dhe nisur nga ky fakt Gjykata ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij më 16 prill të këtij viti.

23-vjeçari Vasiel Çavo është dënuar në prill të vitit 2012 nga Gjykata e Tiranës për shitje të lëndëve narkotike.

Sipas vendimit të gjykatës, Vasiel Çavo ishte kapur me 21 gram kanabis sativa pas informacionit që dispononte Zyra e luftës kundër drogës në Policinë e Tiranës se ky shtetas shiste lëndë narkotike të llojeve të ndryshme kryesisht në zonën e Kompleksit Dinamo, lulishte “1 maji” dhe pranë ish-ekspozitës.

Treshja e gjyqtarëve me kërkesë të prokurorit të çështjes pezulloi dënimin me burg, lënien e lirë dhe zëvendësimin e burgut me mbajtjen e kontakteve me shërbimin e provës për vit e gjysmë.

ARRESTIMET

Dy ditë pas atentatit të ndodhur në kryeqytet, ku të vrarë mbetën dy të rinj, dhe u plagos një tjetër, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorëve. Në pranga janë vënë shtetasit Sael Sulaj dhe Vasjel Çavo, të dy të moshës 20-vjeçare. Në një deklaratë për mediat, kreu i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, tha se motivi i ngjarjes është konflikti i autorëve me drejtuesin e mjetit, 40-vjeçarin Elvis Gaçaj, për trafikun e lëndëve narkotike.

DEKLARATA E POLICISE

Pas një pune intensive nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë Tiranë, dhe konkretisht nga Sektori Kundër Krimeve të Rënda, Sektori KunderKrimit të Organizuar dhe Komisariati i Policise nr. 2, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u be e mundur dokumentimi i plotëligjor, zbulimi i motiveve dhe mekanizmit, si dhe arrestimi i autoreve të dyshuar, të ngjarjes se ndodhur në afrësi te lulishtes 1 maji ne datë 1 Tetor 2015, ku mbetën të vrarë shtetasit:

Kevin Rugova, 22 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, shtetasja Aurora Oskian 30 vjeç , lindur dhe banuese në Tiranë, si dhe u plagos shtetasi Elvis Gacaj, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit :

1-Sael Sulaj, 20 vjec, lindur dhe banues në Tiranë.
2-Vasiel Çavo, 23 vjec, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u gjeten dhe sekuestruan një automatik model 56, (arma e krimit), 23 copë gëzhoja model 56, 6 copë gëzhoja model 54, veshjet e autoreve që kanë përdorur gjatë kryerjes krimit, si dhe një sërë provash të tjera të fiksuara në vendin e ngjarjes.

Motivi i ngjarjes kaqë në konfikti i autoreve të dyshuar me të plagosurin Elvis Gaçaj, në lidhje me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Nga veprimet hetimore është zbardhur igjithë mekanizmi i ngjarjes, nga kurezulton se rreth orës 19.40 të ditës se ngjarjes dy autorët e dyshuar të armatosur me automatic kallshnikov dhe pistolete TT pasi kanë pikasur automjetin e bmë të shtetasit Elvis Gaçaj të parkuar në brendësi të pallateve në afërsi të Lulishtes 1 maj, janë fshehur në brendësi të dy hyrjeve të pallatit në pritje të ekzekutuarve për veprën penale.

Pas disa minutash, kur në makinë kanë hyrë Elvis Gacaj dhe pasagjerët e tjerë , kanë qëlluar në drejtim të makinës, dhe më pas janë larguar nga dy drejtime të ndryshme drejt lumit të Lanës, ku edhe kanë hedhur dhe armët e krimit. Aktualisht vazhdon punanga forcat RENEA, për gjetjen e armës së dytë të krimit atë pistoletë.

Gjithashtu u arrestuadhe i plagosuri Elvis Gacaj, pasi gjatë kontrollit në banesën që përdorte si bazë për shpërndarje të lëndëve narkotike , u gjetën dhe u sekuestruan 5 gram lëndë narkotike e dyshuar si kokainë , dhe një peshore.

Të gjitha provat e grumbulluara dhe materialet proceduriale ju referuan Prokurorisë së rrethit Gjyësor Tiranë për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese” në bashkëpunim, “Armëmbajtje pa leje”, dhe “Shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat