Adoleshenti i zhdukur para shtatë vitesh, u gjet i ngujuar në oxhakun e një shtëpie (Foto)

Kronikë e zezë

Adoleshenti i zhdukur para shtatë vitesh, u gjet i ngujuar në oxhakun e një shtëpie (Foto)

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 16:21

Mbetjet e 18-vjeçarit nga Kolorado e Shteteve të Bashkuara, që ishte zhdukur para shtatë vitesh, janë gjetur në oxhak.

Kontraktorët që ishin angazhuar për rrënimin e një shtëpie të braktisur, i kishin gjetur eshtrat e Joshua Vernon Meddux në pjesën e poshtme të oxhakut.

Besohet se ai ka hyrë nga pjesa e sipërme të oxhakut, e më pas është ngujuar, në pamundësi të hapte derën e vogël.

Ai është zhdukur në vitin 2008, vetëm disa metra larg shtëpisë së tij që të mos gjendet më kurrë i gjallë.

Këmbët e tij kanë qenë të dislokuara nga pjesa e sipërme e trupit, teksa kafka i ka rënë në tokë.

Nuk bëhet e ditur asnjë arsye pse është zhdukur apo mënyra se si përfundoi në oxhakun e shtëpisë së pabanuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat