Arrestohet një malazez, dyshohet se do t’i shiste makinën e vjedhur shqiptarit

Kronikë e zezë

Arrestohet një malazez, dyshohet se do t’i shiste makinën e vjedhur shqiptarit

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 15:30

1 person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim dje (2 shtator) nga policia në Lezhë nën akuzën e trafikimit të mjeteve motorike.

Njëri prej dy të arrestuarve ishte shtetasi malazez Nebojsa Dukanoviç, 29 vjeç. Ndërsa u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit V.K. 51 vjeç, banues në Tiranë, ka njoftuar policia.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 të ditës së djeshme në kryqëzimin e Shëngjinit, ku u ndalua për kontroll një mjet karrotrece me arta të Malit të Zi, i cili transportonte një mjet fuoristradë Land Rover pa targa.

Pas kryerjes së ekzaminimeve të mjetit ngjyrë të zi, prodhim i vitit 2014, rezultoi ndërhyrje në numrin e shasisë dhe policia dyshon se mjeti ishte i vjedhur jashtë Shqipërisë e po trafikohej brenda vendit për llogari të shtetasit me iniciale V.K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për hetime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat