Kanibali vret prindërit, bën seks me trupat dhe…

Kronikë e zezë

Kanibali vret prindërit, bën seks me trupat dhe…

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 12:25

Një argjentinas ka pranuar se ka vrarë prindërit e tij dhe me ndihmën e motrës nga njerku- që është e dashura e tij- ka zhdukur trupat.

Leandro Acosta, 25 vjeç, vrau mamanë, Miryam Koëalczuk, 50 vjeç dhe njerkun, Ricardo Klein, por bëri edhe seks me trupat e madje u hëngri disa copa nga trupi.

Mbetjet i dogji dhe një pjesë ua hodhi gjashtë qenve të familjes.

Sipas avokatit të Acosta-s, ai i vrau për shkak se Klein kishte abuzuar me të dhe vëllezërit e tij, binjakët 11-vjeçarë.

Ndërkohë policia beson se ai është ndihmuar nga vajza e Klein, Karen, 22 vjeç, me të cilën ishte lidhur.

Acosta tha se e kishte raportuar abuzimin e njerkut në polici, por ata nuk bënë asgjë.

Atëherë ai e mori vetë ligjin në dorë.

Karen rrëfeu në polici se Acosta e qëlloi njerkun kur ai po flinte, kurse mamanë e qëlloi në kokë ndërsa po largohej nga dera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat