Atentati në Tiranë, arrestohen dy autorët, Policia: Shkak konflikti me Gaçajn për trafikun e lëndëve narkotike

Kronikë e zezë

Atentati në Tiranë, arrestohen dy autorët, Policia: Shkak konflikti me Gaçajn për trafikun e lëndëve narkotike

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 11:30

Dy ditë pas atentatit të ndodhur në kryeqytet, ku të vrarë mbetën dy të rinj, dhe u plagos një tjetër, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorëve. Në pranga janë vënë shtetasit Sael Sulaj dhe Vasjel Çavo, të dy të moshës 20-vjeçare. Në një deklaratë për mediat, kreu i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, tha se motivi i ngjarjes është konflikti i autorëve me drejtuesin e mjetit, 40-vjeçarin Elvis Gaçaj, për trafikun e lëndëve narkotike.

DEKLARATA E POLICISE

Pas një pune intensive nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë Tiranë, dhe konkretisht nga Sektori Kundër Krimeve të Rënda, Sektori KunderKrimit të Organizuar dhe Komisariati i Policise nr. 2, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u be e mundur dokumentimi i plotëligjor, zbulimi i motiveve dhe mekanizmit, si dhe arrestimi i autoreve të dyshuar, të ngjarjes se ndodhur në afrësi te lulishtes 1 maji ne datë 1 Tetor 2015, ku mbetën të vrarë shtetasit:

Kevin Rugova, 22 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, shtetasja Aurora Oskian 30 vjeç , lindur dhe banuese në Tiranë, si dhe u plagos shtetasi Elvis Gacaj, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit :

1-Sael Sulaj, 20 vjec, lindur dhe banues në Tiranë.

2-Vasiel Çavo, 23 vjec, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u gjeten dhe sekuestruan një automatik model 56, (arma e krimit), 23 copë gëzhoja model 56, 6 copë gëzhoja model 54, veshjet e autoreve që kanë përdorur gjatë kryerjes krimit, si dhe një sërë provash të tjera të fiksuara në vendin e ngjarjes.

Motivi i ngjarjes kaqë në konfikti i autoreve të dyshuar me të plagosurin Elvis Gaçaj, në lidhje me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Nga veprimet hetimore është zbardhur igjithë mekanizmi i ngjarjes, nga kurezulton se rreth orës 19.40 të ditës se ngjarjes dy autorët e dyshuar të armatosur me automatic kallshnikov dhe pistolete TT pasi kanë pikasur automjetin e bmë të shtetasit Elvis Gaçaj të parkuar në brendësi të pallateve në afërsi të Lulishtes 1 maj, janë fshehur në

brendësi të dy hyrjeve të pallatit në pritje të ekzekutuarve për veprën penale.

Pas disa minutash, kur në makinë kanë hyrë Elvis Gacaj dhe pasagjerët e tjerë , kanë qëlluar në drejtim të makinës, dhe më pas janë larguar nga dy drejtime të ndryshme drejt lumit të Lanës, ku edhe kanë hedhur dhe armët e krimit.

Aktualisht vazhdon punanga forcat RENEA, për gjetjen e armës së dytë të krimit atë pistoletë.

Gjithashtu u arrestuadhe i plagosuri Elvis Gacaj, pasi gjatë kontrollit në banesën që përdorte si bazë për shpërndarje të lëndëve narkotike , u gjetën dhe u sekuestruan 5 gram lëndë narkotike e dyshuar si kokainë , dhe një peshore.

Të gjitha provat e grumbulluara dhe materialet proceduriale ju referuan Prokurorisë së rrethit Gjyësor Tiranë për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese” në bashkëpunim, “Armëmbajtje pa leje”, dhe “Shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike” /BW

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat