Fund i hidhur për një fshesaxhije në Tiranë, e shtyp makina për vdekje

Kronikë e zezë

Fund i hidhur për një fshesaxhije në Tiranë, e shtyp makina për vdekje

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 11:13

Një grua ka mbetur e vdekur si pasojë e përplasjes nga një automjet, teksa ishte duke fshirë rrugën pranë vendbanimit të saj. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Niko Avrami” në Tiranë, ku automjeti me targa AA 978 ME, i drejtuar nga Lindita Mokra, sipas policisë, ka përplasur për vdekje 65-vjeçaren F.Z.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes tha se ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Pas përplasjes, viktima u dërgua në spital, por për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë, humbi jetën një orë më pas.

E ndjera ishte punonjëse e pastrimit publik të Tiranës. Kur ndodhui ngjarja ishte ora 18.00 e të premtes. Shumë njerëz thonë se është e papranueshme që fshesaxhinjtë të dalin në orare të tilla për të pastruar rrugët, kur trafiku i njerëzve dhe mjeteve është i rënduar, rrugët nuk janë të mirëndriçuara dhe makinat lëvizin dendur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat