Vrasja në Korçë, arrestohet i mituri dhe pronari i lokalit

Kronikë e zezë

Vrasja në Korçë, arrestohet i mituri dhe pronari i lokalit

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 11:05

Policia e Korçës ka hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë ku dy netë më parë humbi jetën 17-vjeçari, Romario Kodra në Qatrom. Policia ka arrestuar vetëm pak orë pas ngjarjes të miturin autor ndërsa mësohet se bashkë me të është vënë në pranga edhe i zoti i një dyqani-lokal, në qendër të fshatit, që ka bërë të mundur fshehjen për pak orë të të miturit nga strukturat policore. Nga të dhënat e para bëhet me dije se i mituri, A. Fecanji, pas konfliktit që ka patur me Kodrën ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë thikën dhe ka ardhur lokali dhe ka qëlluar mbi të.

Vrasja ka ndodhur në befasi pasi askush nuk mundur dot të mendojë aktin e djalit të miturit, ku si pasojë e goditjeve i mori jetën bashkëfshatarit të tij, Kodrës. Policia sqaron se i mituri ka pranuar vrasjen ndërsa ka bërë me dije se nuk e kishte goditur për ta vrarë, ndërsa mësohet se gjithçka ka nisur në lojën kompjuterike që kanë qenë duke luajtur në sallën e internetit në fshat. Prokuroria po vijon hetimet ndërsa ditën e nesërme do të dalin para gjykatës, pronari i lokalit dhe i mituri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat