26-vjeçari nga Skrapari, tokë me qira në Korçë për kanabis

Kronikë e zezë

26-vjeçari nga Skrapari, tokë me qira në Korçë për kanabis

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 11:04

Një shtetas nga Skrapari kishte marrë me qira një tokë në Korçë për të mbjellë bimë narkotike.

Ditën e djeshme në Berat, specialistët e Seksionit për Narkotikët arrestuan shtetasin e shpallur në kërkim Florjan Koromani, 26 vjeç, banues në Backë, Skrapar.

Kapja e shtetasit u bë për llogari të Komisariatit të Policisë Korçë, i cili më datë 14.08.2015 e ka shpallur në kërkim, pasi në fshatin Çemericë, në një parcelë toke të marrë me qira nga shtetasi Florjan Koromani u gjetën të kultivuara 1310 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat