Adoleshentja vret veten me pistoletë

Kronikë e zezë

Adoleshentja vret veten me pistoletë

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 10:53

Adoleshentja në Nikël të Krujës i ka dhënë fund jetës së saj për shkaqe ende të panjohura nga ana e policisë.
Burimet bëjnë me dije se shtetasja D.R., 16 vjeç, i ka dhunë fund jetës në banesën e saj me një pistoletë TT.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, të cilët kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale pistoletën model TT, një krehër me 6 fishek, një gëzhojë dhe një predhë të deformuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë Krujë, për veprime të mëtejshme për veprat penale“Vetëvrasja”dhe”Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat