Vrasja në Tiranë: Shoqërohet vëllai i Durim Bamit

Kronikë e zezë

Vrasja në Tiranë: Shoqërohet vëllai i Durim Bamit

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 10:03

Vëllai i Durim Bamit, njeriut kyç në komplotin e pretenduar nga deputeti Tom Doshi, është shoqëruar në Policinë e Tiranës në lidhje me vrasjen e Kevin Rugovës dhe Aurora Oskian në Tiranë.

Këtë lajm e bën të ditur gazeta Shqip.

Sipas saj, bashkë me Valter Bamin janë shoqëruar edhe Marklen dhe Lutfi Haka nga Nikla e Krujës.

Ata janë lënë të lirë pas dëshmisë.

Ndërkohë Panorama shkruan se viktima Aurora Oskian ishte e dashura e Elvis Gaçajt, personit që mendohet se ishte shënjestra e sulmit.

Ajo punonte në një ‘call center’. Ajo kishte marrë dhjetë plumba në trup nga atentati.

Sipas Panoramës, Kevin Rugova punonte për Gaçajn si shpërndarës kokaine.

Në momentin e të shtënave, Elvis Gaçaj ka kthyer timonin e makinës, duke shpëtuar vetë nga breshëria fatale, e cila ka zënë të dashurën, që ndodhej në sediljen e parë.

Ndërkohë në makinë ishte edhe një adoleshente me inicialet E.Gj.

Ajo ka arritur të shpëtojë duke u hedhur nga makina.

“Pasi u hodha, vrapova me shpejtësi në rrugica. Nuk kam parë gjë,” tha ajo në polici.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat