Kërkohej nga Interpoli, pranga 35-vjeçarit në Vlorë

Kronikë e zezë

Kërkohej nga Interpoli, pranga 35-vjeçarit në Vlorë

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 10:01

Një 35-vjeçar vlonjat, i kërkuar nga Interpol Roma për trafikim të lëndëve narkotike, ka rënë në prangat e policisë gjatë një kontrolli rutin në qendër të qytetit të Vlorës.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, Shërbimet e Policisë, duke kontrolluar automjetet dhe drejtuesit e tyre, nëpërmjet pikave të kontrollit, të vendosura në akset kryesore dhë në brendësi të qytetit, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të Floren Metushaj, 35-vjeç, në qendër të qytetit, pranë Xhamisë, pasi po udhëtonte me automjetin e tij tip “KIA” me targë: AA354MC.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtarë, pasi shteti Italian, konkretisht Interpoli Roma, më datë 09.07.2012, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe e ka shpallur në kërkim Ndërkombëtarë më datë 25.09.2015.

Shërbimet e Policisë, kanë bërë të mundur shoqërimin në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës, disa automjete të cilat kishin vendosur xhama të zinj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat