Rrahën minorenin me aftësi të kufizuar, arrestohen dy shqiptarë në Romë

Kronikë e zezë

Rrahën minorenin me aftësi të kufizuar, arrestohen dy shqiptarë në Romë

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 09:19


Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane e Romës pasi ushtruan dhunë mbi një shtetas Indian me aftësi të kufizuar.

Eduart Moni, 33 vjeç dhe Roland Dauti, 32, u vunë në pranga pasi u identifikuan për aktin e kryer.

Eduart Moni u kap direkt nga forcat e rendit, ndërsa Dauti arriti të largohej nga autobuzi por edhe ky nuk mundi t’i shpëtonte policisë më shumë se disa minuta.

Nuk dihen ende motive që i shtynë shqiptarët të rrihnin minorenin me aftësi të kufizuar, por dëshmitarët tregojnë se pasi e kanë ofenduar, ata filluan ta godisnin me grushta.

Dy shtetasit shqiptarët u transportuan në komisariatin më të afërt dhe u morën në pyetje. Aktualisht tani ata ndodhen në arrest shtëpie dhe së shpejti do gjykohen për lëndime të rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat