Shqiptari drogë falas studentëve në tren, femrat paguanin edhe me seks (Video)

Kronikë e zezë

Shqiptari drogë falas studentëve në tren, femrat paguanin edhe me seks (Video)

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 07:50

Policia italiane ka goditur një grup trafikantësh droge në Itali, i cili udhëhiqej nga një shqiptar.

Në pranga ka rënë Françesk Meçaj, i dyshuar si kreu i grupit kriminal që vepronte në qytezën e Lecco-s, pranë Milanos. Së bashku me të janë arrestuar edhe 4 marokenë dhe 3 italianë.

Ata mësohet se iu shpërndanin lëndë narkotike minorenëve në një tren në linjën “Besanino”, e përdorur kryesisht nga nxënës adoleshentë.

“Corriere della Serra” ka publikuar edhe skemën se si funksiononte pazari i drogës.

Sipas mediave italiane, banda e Meçajt ua ofronte provën e parë të drogës falas adoleshentëve, në mënyrë që t’i nxisnin të rinjtë të bëheshin klientë.

Më pas u merrte numrat e kontaktit dhe u shisnin doza marijuhane, heroine apo kokaine. Në rastet kur të rinjtë nuk kishin para të paguanin, banda pranonte gjithashtu edhe sende me vlerë në këmbim të drogës.

Sipas “Corriere Della Sera”, klientet vajza mund të paguanin drogën e siguruar në këmbim të seksit.

Policia italiane raporton se Françesk Meçaj konsiderohej nga klientët si një personazh i rrezikshëm, i cili gjithmonë mbante me vete armë të ftohta dhe kërcënonte klientët të mos lidheshin me shpërndarës të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat