Burgoset familja, të akuzuar për trafik prostitucioni

Kronikë e zezë

Burgoset familja, të akuzuar për trafik prostitucioni

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 22:49

Një familje e tërë, trafikantë dhe skllavëruese të dy grave hungareze, duke i detyruar ato të prostituonin, janë dënuar me burgim këtë të enjte në Angli.
Policia arriti të shpëtonte dy gratë, të moshave 30 dhe 21 vjeç, nga një shtëpi në rrugën “Spa”, në Bolton të Manchesterit më 26 mars.

Daniel Darai, 19 vjeç; Ferenc Dardai Sr., 42 vjeç; Ferenc Dardai Jr., 22 vjeç; por edhe Melania Kiraly, 42 vjeç janë arrestuar dhe janë dënuar me burgim nga 3 deri në 6 vite.
Gjithsesi, ata mund të jenë subjekte të një seance dëgjimore gjatë muajit të ardhshëm, ku do të diskutohet shkelja e “parandalimit të skllavërimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore”.
Të gjithë anëtarët e familjes, banues në rrugën “Spa”, pranuan fajësinë në gjykatën mbretërore të Boltonit, teksa përballeshin me akuzat për trafikim seksual.

Ferenc Dardai, më i madhi i vëllezërve, u dënua me 6 vite, ndërsa i vëllai i vogël, Daniel, u burgos me 3 vite. Ferenc Dardai Sr (kryefamiljari) u dënua me 4 vite heqje lirie, ndërsa bashkëshortja e tij, Kiraly me 4 vite e 4 muaj.

Një prej gjykatësve e përshkroi eksperiencën e hidhur të viktimave, që ka zgjatur mbi 6 muaj, si një jetë “të karakterizuar nga frika”. Gjykata mësoi veç të tjerash se djali më i madh, Ferenc Dardai ka pasur rolin e shefit përgjegjës, teksa akuzohet se ka rrahur barbarisht prostitutat, prej të cilave merrte 150 paund në ditë.

Babai, nëna dhe vëllai i tij kryenin role të ndryshme në këtë operacion, me kryefamiljarin që i transportonte të trafikuarat në qytete të ndryshme për t’u takuar me klientët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat