Dyshohet se plagosi gruan, pranga një personi në Vaun e Dejës

Kronikë e zezë

Dyshohet se plagosi gruan, pranga një personi në Vaun e Dejës

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 21:31

Një person i dyshuar si autor i plagosjes së gruas së tij mbrëmjen e djeshme në Vaun e Dejës është arrestuar sot nga policia. Mësohet se në pranga është vënë Paulin Pylla.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, aty ku edhe janë sekuestruar një krehër pistolete TT, 1 fishek pistolete që u gjet në raftin e rrobave dhe 2 automjete tip Mercedez.

Një ditë më pare Mire Pylla 37-vjeçe ka mbërritur e plagosur me armë zjarri në orët e vona të së enjtes në urgjencën e spitalit Shkodër.

37-vjeçarja kishte marrë një plumb i cili i ka përshkuar barkun dhe shtyllën kurrizore. Jeta e 37 vjeçares sipas mjekëve të spitalit është në gjendje kritike. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat