Në Deçan policia gjen disa para të humbura, pret të lajmërohet pronari

Kronikë e zezë

Në Deçan policia gjen disa para të humbura, pret të lajmërohet pronari

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 19:29

Me date 30.09.2015 rreth orës 12:30 përderisa zyrtari policor ishte duke kaluar rrugës kryesore në Deçan, ka hasur në një sasi të hollash te cilat ishin në tokë (trotuar).

Me këtë rast policia ka kryer procedurat e parapara, ku ka kontaktuar edhe prokurorin për të marrë mendimin e tij dhe me pajtimin e tij njofton të gjithë qytetarët përkatësisht personin i cili i ka humbur , të paraqitet pran Stacionit policor në Deçan për t’i tërhequr shumën e parave. Por, për të njëjtat policia thuhet se duhet të dëshmojë se janë pronë e tij.

“Duke shfrytëzuar mediat njoftohen qytetarët në mënyrë që të identifikojmë personin të cilit i kanë humbur këto të holla dhe t’ia kthejmë natyrisht nëse e dëshmon pronësinë që është edhe rekomandim i prokurorit të Prokurorisë Themelore në Pejë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat