Akuzohet për korrupsion, Prokuroria kërkon 6 vjet burg për gjyqtaren Parashqevi Ademi

Kronikë e zezë

Akuzohet për korrupsion, Prokuroria kërkon 6 vjet burg për gjyqtaren Parashqevi Ademi

Nga: Gjergj Koja Më: 2 tetor 2015 Në ora: 16:14

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 6 vjet burgim për Parashqevi Ademi, gjyqtare në Gjykatën e Lezhës, e akuzuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv të gjyqtarit…..”. Gjithashtu, Prokuroria kërkoi edhe heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vjet.

Procesi është zhvilluar me procedurën e gjykimit të shkurtuar dhe duke qenë se e pandehura përfiton uljen 1/3 të dënimit, në përfundim, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin përfundimtar me 4 vjet burgim.

Po në të njëjtin proces dhe me të njëjtën akuzë, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon të njëjtën masë dënimi edhe për bashkë të pandehurin, avokatin Gjovalin Ndokaj. Të pandehurit akuzohen se i kanë marrë shumën 200 mijë lekë të reja dy personave, në një proces penal që po zhvillonin ndaj tyre, me qëllim zbutjen e dënimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat