Vrasësi që i shpëtoi për herë të dytë atentatit (Video)

Kronikë e zezë

Vrasësi që i shpëtoi për herë të dytë atentatit (Video)

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 14:21

Elvis Gaçaj (40) i cili dyshohet se është objektivi i atentatit të mbrëmshëm në Tiranë nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.

Ai rezulton me precedentë të mëparshëm penalë dhe vrasjen e parë e ka kryer kur ka qenë vetëm 18 vjeç.

Ai është dënuar me 14 vjet burg në vitin 1992 pasi qëlloi me thikë shokun e tij, dënim të cilin e ka kryer para disa vitesh.

Ai goditi me thikë shokun në njërën kofshë, i preu arterien kryesore dhe i riu gjeti vdekjen në spital.

Por vetëm pak kohë pasi kishte dalë nga burgu, Gaçaj përfundoi sërish në prangat e policisë.

Në vitin 2008 kur ishte 32 vjeç ai u arrestua për plagosjen e rëndë me dashje të një personi me inicialet S.M.

Ndërkohë po në këtë vit, Elvis Gaçaj i shpëtoi një atentati me eksploziv pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.

Po ashtu sipas policisë, Gaçaj ka qenë i përfshirë edhe në grabitje dhe për lidhje me trafikun e drogës. Precedentët e tij nuk mbarojnë me kaq.

Më 7 maj të vitit 2013 Gaçaj është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Tiranës për dhunë në familje ndaj motrës së tij dhe nënës. Gjykata e gjeti fajtor Gaçajn, pas denoncimit që kishte bërë ndaj tij e ëma, motra dhe babai. Gaçaj dyshohet se ka kryer një vrasje edhe jashtë Shqipërisë.

Nga atentati i mbrëmjes së të enjtes pranë lulishtes “1 Maji”, Gaçaj mundi të shpëtojë me plagë në dorë dhe në shpatull, ndërkohë që nga breshëria e kallashnikovit që u zbraz mbi makinën që ai drejtonte, humbi jetën Aurora Oskia, Kevin Rugova dhe një vajzë që udhëtonte me ta mundi të largohej sapo nisën të shtënat. /shqiptarja/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat