Prokuroria ka filluar hetimet për fajde kundër 4 të pandehurve

Kronikë e zezë

Prokuroria ka filluar hetimet për fajde kundër 4 të pandehurve

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 13:09

Prokuroria Themelore në Prizren ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër të pandehurve, K.D., A. D., G. Sh., dhe K. B., se kanë kryer veprat penale, të fajdesë, detyrimit, detyrimit në bashkëkryerje dhe fajdesë në ndihmesë, të gjithë nga komuna e Prizrenit.

Prokuroria ka filluar hetimet kundër të pandehurit, K.D., për shkak të dyshimit seka kryer veprën penale të fajdesë nga neni 343 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KP-së.

Ndërkaq, i pandehuri A. D., dyshohet se ka kryer veprën penale të detyrimit nga neni 340 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KP-së.

I pandehuri G. Sh., dyshohet se ka kryer veprën e detyrimit në bashkëkryerje nga neni 340 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1të KP-së.

Ndërsa, i pandehuri K. B., dyshohet se ka kryer veprën penale të fajdesë në ndihmesë nga neni 343 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KP-së e lidhur me nenin 33 të KP-së konformë dispozitëssë nenit 104 paragrafi 1 të KPP-së.

Në bazë të dispozitës së nenit 164 paragrafi 7, nenit 165 paragrafi 2 të KPP-së, prokurori i rastit ka paraqitur kërkesë tek gjyqtari i procedurës paraprake, në Gjykatën Themelore, Departamentin e Krimeve t ë Rënda, për caktimin e masës së paraburgimit për të lartcekurit.

Po ashtu, Prokuroria e Prizrenit - Departamenti për Krime të Rënda, sipas komunikatës ka nxjerrë aktvendim për fillimine hetimeve kundër të pandehurit, S.B., nga komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psiko-trope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 1 të KP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat