Gjendet kallashi me të cilin u vra mbrëmë çifti në Tiranë (Foto)

Kronikë e zezë

Gjendet kallashi me të cilin u vra mbrëmë çifti në Tiranë (Foto)

Nga: Gjergj Koja Më: 2 tetor 2015 Në ora: 10:46

Polumbarët kanë mundur të gjejnë armën, e cila dyshohet që u përdor në atentatin e mbrëmjes së të enjtes në Tiranë, pranë Lulishtes 1 Maji.

Burime nga policia e Tiranës bënë të ditur se arma automatike u gjet në Lumin e Lanës, ndërsa ajo pritet t’i nënshtrohet ekspertizës. Ndërkohë policia vijon hetimet intensive për zbulimin e autorit të ngjarjes së rëndë, ku humbën jetën dy të rinj, dhe u plagos një i tretë.

Burime policore bënë të ditur se nga të dhënat e deritanishme autori i masakrës ka qenë i pamaskuar, ndërsa hetimet janë përqëndruar në disa pista.

Autori është larguar nga rruga pas “Lulishtes 1 Maji” ku qëlloi me 7 plumba ndaj makinës me të cilën udhëtonin Aurora Oskyan, Kevin Rugova, Elvis Gaçaj dhe një vajzë me inicialet E.GJ e cila mundi t’i shpëtojë atentatit pa lëndime pasi mundi të largohej nga makina sapo filluan të shtënat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat