Vlorë, sekuestrohen armë, drogë dhe lëndë shpërthyese

Kronikë e zezë

Vlorë, sekuestrohen armë, drogë dhe lëndë shpërthyese

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 10:27

Një 30 vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi në banesën e tij u gjetën disa lëndë shpërthyese, armë dhe lëndë narkotike.
I arrestuari është Roland Veizaj , banues në lagjen “ 4-heronjtë” të Vlorës.

Gjatë kontrollit në banesën e tij policia sekuestroi një armë zjarri tip “Aautomatik model 56’, një krëhër të mbushur me 30 fishëkë të kalibrit 7.62 mm, 25 (copë) fishekë të tjerë të kalibrit 7.62.

mm, 32 gr lëndë narkotike (e thërrmuar) të llojit “Canabis”, një kallëp tritoli, ngjyrë kafe. Materialet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat