Dy persona të vdekur dhe dy të lënduar në një aksident trafiku në Pejë

Kronikë e zezë

Dy persona të vdekur dhe dy të lënduar në një aksident trafiku në Pejë

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 10:24

Si pasojë e një aksidenti në rrugën Pejë – Baran, përkatësisht në fshatin Kotradiq të komunës së Pejë, ka vdekur pasagjeri F.Hysenaj (1933) dhe pasagjeri tjetër S.Hysenaj(1938), kurse lëndime trupore ka pësuar ngasësja e mjetit M.H.-H., si dhe pasagjerja tjetër T.Hysenaj(1948), nga fshati Kotradiq.

Policia e Pejës thotë se automjeti VW ‘ Golf ’ ngjyrë hiri me targa të regjistrimit vendor, drejtuar nga e shtetasja e dyshimtë M.H.-H. kur ka arritur në fshatin Kotradiq, duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës, ka humbë kontrollin mbi automjet dhe ka dalë nga rruga në anë të djathtë, me ç’rast përplaset për një dru arre.

“Katër personat që ishin në automjet dërgohen në emergjencën e Spitalit rajonal Pejë për dhënjen e ndihmës mjekësore. Si pasojë e këtij aksidenti në emergjencën e spitalit sipas konstatimit mjekësor pa shenja jete ka arritur pasagjeri F.Hysenaj (1933) dhe pasagjeri tjetër S.Hysenaj(1938) nga fshati Kotradiq komuna Pejë, ka ndërruar jetë në spital, në repartin ortopedik Pejë diku rreth orës 18:30,vdekjen e të cilëve e kanë konstatuar ekipi mjekësor kujdestar. Trupat e pa jetë më kërkesë të familjarve, me vendim të prokurororës janë liruar për fami ljet e tyre që të vazhdohet me ceremoninë mortore”, thuhet në një komunikatë të Policisë.

Lëndime trupore ka pësuar edhe e dyshuara ngasësja e mjetit shtetasja M.H.-H. , si dhe pasagjerja tjetër T.Hysenaj(1948), nga fshati Kotradiq, për të cilat mjekët kanë udhëzuar që të njëjtat të ndalohen në ketë spital për shërim të mëtutjeshëm.

Rasti do të procedohet në Prokurori nga njësia e hetimeve të aksidenteve në Pejë për të ndërmarrë veprimet e mëtejme procedurale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat