Vrau me thikë adoleshentin, arrestohet. Ishte fshehur në një lokal

Kronikë e zezë

Vrau me thikë adoleshentin, arrestohet. Ishte fshehur në një lokal

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 08:16

Arrestohet autori i vrasjes me thikë të adoleshentit 17-vjeçar, që humbi jetën një natë më parë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Policia e Korçës njofton mëngjesin e sotëm se i arrestuari është një 15-vjeçar me inicialet A.F, banues në fshatin Qatrom, Korçë.

“Arrestimi i tij u bë pasi, mbrëmjen e djeshme, në Qatrom, pas një konflikti të çastit për motive të dobta, ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) në qafë shtetasin R.K, vjeç 17, banues në Qatrom, i cili për shkak të plagës së marrë, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Korçës”- njofton policia.

Sipas hetimeve, autori i dyshuar, u kap nga efektivët e Policisë së Korçës, disa ore pasi kishte ndodhur ngjarja, i fshehur në një lokal, pranë këtij fshati.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje” parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Ngjarja

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në fshatin Qatron të Korçës. Sipas burimeve të para, thuhet se viktima është Mario K. 17 vjeç, i cili është qëlluar me thikë nga një bashkëmoshatar.

Sipas Policisë së Korçës, ai ka patur një grindje për motive banale me bashkëmoshatarin dhe ky i fundit në gjaknxehtësi e sipër e ka goditur me thikë.

Policia thotë se viktima ka mbërritur i gjallë në spital, por ka ndërruar jetë vetëm pak minuta më pas. Hetimet për ngjarjen kanë nisur, ndërsa nuk dihet nëse është ndaluar autori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat