Foto: Ja vajza që humbi jetën në atentatin te ish-Ekspozita

Kronikë e zezë

Foto: Ja vajza që humbi jetën në atentatin te ish-Ekspozita

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 02:14

Emri i saj është Aurora Oskian, vajza nga Tirana e cila mbeti e vrarë në atentatin me kallashnikov, që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e së enjtes.

Aurora Oskian gjendej në sediljen përpara të pasagjerit në makinën tip “BMW”, e cila u sulmua me armë zjarri, ndërsa një tjetër viktimë brënda makinës gjeti vdekjen.

Nga informacionet e para, policia dyshon se konflikti ka lidhje me pazare droge dhe se shënjestra ka qenë drejtuesi i mjetit, Elvis Gaçaj, i cili mbeti i plagosur.

Kurse në fotot e tjera dyshe e ndjera ka dale me E. Gjuran, e cila ndodhej në makinë bashkë me dy viktimat dhe të plagosurin dhe mësohet se ka qene mike e Aurorës.

Gjura nuk ka pësuar lëndime nga të shtënat me armë dhe është shoqëruar në polici ku dhe po merret në pyetje në cilësinë e dëshmitares së ngjarjes.

Në makinën tip “BMW seria 5” me targa “AA 675 JS” ndodheshin 4 persona.

Nga të shtënat humbën jetën Kevin Rugova (pasagjer në sediljen e pasme), Aurora Oskian (pasagjere në sediljen e parë) dhe u plagos Elvis Gaçaj (drejtues), i cili mendohet se ishte dhe shënjestra e atentatit.

Në makinë, pasagjere në sediljen e pasme ishte edhe E.Gjura, e cila fatmirësisht nuk u prek nga plumbat.

Autori është i paidentifikuar dhe u largua në drejtim të paditur duke përfituar nga errësira dhe rrugicat në rrugët e lagjes.

Policia ka sekuestruar disa kamera sigurie të bizneseve pranë vendit të krimit për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Nga informacionet e para, policia dyshon se konflikti ka lidhje me pazare droge dhe se shënjestra ka qenë drejtuesi i mjetit, Elvis Gaçaj, i cili mbeti i plagosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat