Korçë, vritet me thikë 17-vjeçari (Foto)

Kronikë e zezë

Korçë, vritet me thikë 17-vjeçari (Foto)

Më: 1 tetor 2015 Në ora: 23:59

Një 17-vjeçar është qëlluar për vdekje me thikë mbrëmjen e së enjtes në fshatin Qatromë, disa kilometra nga qyteti i Korçës.

Romario Kodra ka humbur jetën pasi u qëllua nga bashkëfshatari i tij Agron Feçanji.

Burime nga “Shekulli Online” në vendngjarje bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një grindjeje mes dy të rinjve në një pikë lojërash elektronike në qendër të fshatit.

Si viktima ashtu edhe autori i dyshuar janë nxënës në një nga shkollat e mesme të qytetit juglindor dhe prej disa vitesh kishin ardhur në fshatin Qatromë.

Sipas dëshmitarëve, ata kanë qenë duke luajtur në një pikë lojërash elektronike kur janë grindur me fjale me njëri-tjetrin, derisa Agron Feçanji i ka kërkuar viktimës të dilnin jashtë. Sapo kanë dalë, i dyshuari, duke përfituar edhe nga errësira e ka goditur Romario Kodrën disa herë me thikë duke e lënë të vdekur.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat