Vrasja në Tiranë, cila është vajza që shpëtoi në BMW?

Kronikë e zezë

Vrasja në Tiranë, cila është vajza që shpëtoi në BMW?

Më: 1 tetor 2015 Në ora: 23:34

Detaje të tjera tronditëse kanë nisur që të hedhin dritë mbi krimin e ndodhur vetëm pak orë (20:00) më parë në qendër të Tiranës, pranë ish-Ekspozitës.

Nga sa është mësuar ajo që ka qenë dhe çudia më e madhe e këtij krimi makabër ku mbetën të vratë dy të rinj Kevin Rugova dhe Aurora Oskyan, është fakti se në makinë ka qenë edhe një tjetër shtetase me inicialet E.GJ. e cila ka mundur t’u shpëtojë plumbave të atentatorit.

Sipas policisë, vajza tjetër që ka qenë dhe personi i katërt i kësaj ngjarjeje me iniciale E.Gj., nuk është prekur nga plumbat dhe për momentin ndodhet e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se, pas krismave të kallashnikovit u dëgjuan edhe të shtëna pistolete, çka sipas policisë shton dyshimet se Gaçaj i është përgjigjur sulmit me armë.

Të njëjtat burime thanë se, autori i krimit e mbante armën kallashnikov të mbuluar me batanije.

Pas krimit ai ka kaluar urën e vogël që ndodhet përpara ish-Ekspozitës për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Të njëtat burime thanë se, ka dyshime që objekt i sulmit të ketë qenë i plagosuri Elvis Gaçaj dhe jo Kevin Rugova.

Kjo sipas policisë për shkak se, Gaçaj ka qenë me precedentë penalë të mëparshëm.

Ngjarja ndodhi në rrugën pranë lulishtes “1 Maji” përballë ish-Ekspozitës, në një orar kur rrugët kanë qenë të mbushura me kalimtarë.

Viktimat po ushtonin me një makinë tip “BMW seria 5” me targa “AA675JS”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat