Krisma armësh në Tiranë, humbin jetën dy të rinj, plagoset një i tretë (Foto)

Kronikë e zezë

Krisma armësh në Tiranë, humbin jetën dy të rinj, plagoset një i tretë (Foto)

Më: 1 tetor 2015 Në ora: 20:20

(E plotësuar)Lidhur me ngjarjen e sotme në Tiranë, Policia njofton se: Rreth orës 20.00, prapa lulishte 1 Majit, persona te pa identifikuar kane qëlluar me arme zjarri tip kallashnikov ne drejtim te automjetit tip BMË seria 5 ngjyre gri AA 675 JS, ku ne makine ishte ne timon Elvis Gaçaj, ne vend te pare Aurora Oskyan, pasagjere dhe Kevin Rugova. Si pasoje e te shtënave kane gjetur vdekjen shtetasi Kevin Rugova dhe Aurora Oskyan, si dhe eshte plagosur Elvis Gaçaj. Hetimi vazhdon...

Dyshohet për atetnat për hakmarrje

Shënjestra e atentatit ka qenë Elvis Gaçaj, i cili mbeti i plagosur. Gaçaj rezulton me precedent penal, pasi është dënuar më parë për vrasje dhe plagosje. Dyshohet se atentati ndaj tij mund të jetë për hakmarrje ose për prishje të pazareve të drogës.

Në vitin 2008, 40-vjeçari i ka mbijetuar një atentati me ekskluziv pranë shkollë “Petro Nini Luarasi”. Gaçaj është dënuar për vrasje në vitin 1992, gjithashtu i dënuar edhe për një plagosje në vitin 2008. Lidhur me ngjarjen e vitit 1992, Gaçaj në moshën 18-vjeçare ka vrarë aksidentalisht me thikë shokun e tij. Duke e goditur në njërën kofshë, i ka prerë arterien kryesore dhe ai ka gjetur vdekjen në spital.

Për këtë ngjarje ai është dënuar me 14 vjet burg, dënim të cilin e ka kryer para disa vitesh. Vetëm pak kohë pasi kishte dalë nga burgu, Gaçaj përfundon sërish në pranga, këtë herë 32 vjeç dhe akuzohej për plagosje të lehtë me dashje. Ai u arrestua më 26 korrik të vitit 2008, pasi kishte plagosur shtetasin Sefer M..

*****

Tirana është tmerruar mbrëmjen e sotme nga krismat e armëve. Rreth orës 20:00 janë dëgjuar të shtëna armësh në lulishten “1 Maji” pranë ish Ekspozitës “Shqipëria e re” në kryeqytet.

Dy persona dyshohet se kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë zjarri. Nga të dhënat paraprake ende të pazyrtarizuara nga Policia, thuhet se kanë humbur jetën një djalë e një vajzë, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur drejtuesi i mjetit.

Këta persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, po lëviznin me një automjet “BMW” në momentin kur janë qëlluar.

Thuhet se viktimat janë të moshës rreth 30 vjeç, ndërkohë që i plagosuri është dërguar në spitalin e traumës për të marrë ndihmën mjekësore.

Ende nuk dihet shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat