Grabisin studentët nga Kosova në hotel, kapen në flagrancë të rinjtë nga Kavaja

Kronikë e zezë

Grabisin studentët nga Kosova në hotel, kapen në flagrancë të rinjtë nga Kavaja

Më: 1 tetor 2015 Në ora: 17:38

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Kavajës për “vjedhje me dhunë në bashkëpunim”.

Të arrestuarit janë Endri Leçini 22 vjeç dhe Skerdi Rexhepi 24 vjeç, të dy lindur dhe banues Kavajë.

Sipas bluve, “ më datë 01.10.2015, patrulla e policisë te Stacionit të Policisë Golem, ka marre dijeni se në një kompleks në Golem- Kavajë , dy persona ishin futur në banesat ku pushonin studentët nga Kosova dhe po i grabisnin ata”.

Menjëherë patrulla ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë kapur në flagrancë në brendesi të objektit, shtetasit Endri Lecini dhe Skerdi Rexhepi.

Nga kryerja e veprimeve procedurale rezulton se shtetasit e mësipërm janë futur në dhomat ku pushonin pushuesit nga Kosova nga ballkonet e objektit.

Me anë të kërcënimit, ata kanë kontrolluar sendet dhe veshjet e tyre.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet tip Fiat, dy aparate celularë, një sasi prej 1255 euro dhe 30 mijë lekë.

Materialet do i referohen Prokuroris ë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprën penale të “Vjedhje me dhunë në bashkëpunim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat