Arrestohen dy fajdexhinj në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy fajdexhinj në Mitrovicë

Më: 1 tetor 2015 Në ora: 15:54

Dy persona janë arrestuar sot në Mitrovicë për shkak se kanë dhënë para me fajde, ndërsa nga viktimat u kanë marrë para dhe prona.

Sipas një komunikate të Policisë të të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë: G. G.(1966) dhe B. Z.(1979).

Dyshimet rëndojnë mbi personin G. G. për dhënien e të hollave me fajde dhe në pamundësi të kthimit të të hollave me kohë, viktimës ia ka marrë 25 mijë euro dhe një parcelë prej 129 metra katrorë.

Ndërsa B. Z. në bashkëpunim me një person tjetër dyshohet se ka marrë një banesë prej 120 metra katrorë nga viktima për një vlerë të vogël të parave që ua kishte borxh.

Pas konsultimeve të nevojshme me prokurorin kujdestar të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat