Elbasan, Autobusi me turistë sllovenë merr flakë, një person asfiksohet

Kronikë e zezë

Elbasan, Autobusi me turistë sllovenë merr flakë, një person asfiksohet

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 17:30

Një autobus me turistë slloven ka marrë flakë ndërsa udhëtonte në tunelin e Krrabës, në rrugën Tiranë – Elbasan.
Si pasojë e tymit është asfiksuar një prej turistëve, i cili menjëherë është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmën e nevojshme.
Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrëfikëse dhe policia. Sipas hetimeve të para dyshohet se shkak i flakëve mund të ketë qenë rrjedhja e naftës nga vetë autobusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat