Të shtëna me armë zjarri në Klinë, plagoset një person

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në Klinë, plagoset një person

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 14:25

Raportohet se në qytetin e Klinës, Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pasi që, i njëjti dyshohet se në bashkë-veprim me dy të dyshuar tjerë ka plagosur me armë zjarri një person.

Viktima është dërguar në spitalin rajonal të Pejës për trajtim të nevojshëm mjekësor nën mbikëqyrje policore ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njësit policore janë duke hetuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat