Gruaja rreh ish-burrin në Shijak

Kronikë e zezë

Gruaja rreh ish-burrin në Shijak

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 14:06

Pas rasteve të shumta të përditshme të lëshimit të urdhrave të mbrojtjes për gratë, të cilat janë viktima të dhunës fizike dhe psikologjike nga burrat e tyre, në Komisariatin e Policisë së Shijakut është lëshuar urdhër mbrojtjeje për një burrë, i cili dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht nga ish-bashkëshortja e tij. 49-vjeçari me iniciale D.T., banues në Shijak, ka denoncuar në policinë lokale dhunën që ai tha se ushtrohej ndaj tij nga ish bashkëshortja.

Mësohet se ai ka thënë para efektivëve blu se 29 vjeçarja, me iniciale S.T., e cila kishte qenë bashkëshortja e tij për vite të tëra, por për arsye që nuk bëhen të ditura janë ndarë, ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij. “Gruaja S.T., 29 vjeçe, banuese në Shijak, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish burrit të saj D.T., 49 vjeç”, - konfirmon policia e pyetur nga NOA.al.

Me sa duket burri nuk ka mundur ta përballojë më dhunën e ish bashkëshortes dhe është detyruar ta denoncojë atë në polici. Policia tha se pasi ka shqyrtuar rastin, ka konstatuar dhe ka lëshuar urdhër mbrojtjeje ndaj burrit të zhdëpur më dru.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat