Elbasan, digjet autobusi i turistëve sllovenë

Kronikë e zezë

Elbasan, digjet autobusi i turistëve sllovenë

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 12:57

Një autobus me turistë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në zonën e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në tunelin e Krrabës, ku mësohet se po udhëtonin një grup turistësh sllovenë.

Policia dhe zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe u kanë dhënë ndihmën e parë udhëtarëve. Mësohet se një turist është asfiksuar. Për shkak të gjendjes së rëndë, ai është transportuar menjëherë drejt Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat