Operacioni kundër informalitetit/Arrestohen 3 tatimorë, shpërdoruan detyrën

Kronikë e zezë

Operacioni kundër informalitetit/Arrestohen 3 tatimorë, shpërdoruan detyrën

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 09:46

Paralajmërimet për tolerancë zero ndaj informalitetit, por edhe ndaj tatimorëve që shkelin ligjin, duket se kanë nisur të zbatohen. Burime nga policia e Gjirokastrës bënë të ditur se tre punonjës të Drejtorisë rajonale të Tatimeve në Gjirokastër janë vënë në pranga për shpërdorim detyre.

Mes të arrestuarve është edhe përgjegjësi i sektorit të Verifikimeve në Terren të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve dhe dy inspektorët e tij, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër inspektore.

Të arrestuarit janë Andi Mëhilli, 33 vjeç, përgjegjës sektori, Spiro Muço, 57 vjeç, dhe Gligor Kallavaresi, 32 vjeç, inspektorë. Në kërkim është shpallur A. Gaba, 29 vjeçe, gjithashtu, inspektore.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në një dyqan në Këlcyrë këta punonjës nuk kishin mbajtur procesverbal konstatimi për gjetjen pa fatura të 230 pajisjeve të ndryshme shtëpiake. Ata akuzohen për shpërdorim detyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat