Vetëvrasja e efektivit, dyshohet për borxhet e kumarit

Kronikë e zezë

Vetëvrasja e efektivit, dyshohet për borxhet e kumarit

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 08:12

Ilir Nano, efektivi i Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Beratit që i dha fund jetës dy ditë më parë me armën e shërbimit, ishte baba i dy fëmijëve. Ai ka shërbyer në sektorë të ndryshëm të policisë, në zonën e Beratit dhe Skraparit, ndërsa së fundmi ishte pozicionuar në ‘Patrullë’.

Jetonte në Berat, në një shtëpi me qira, ndërsa mësohet se ishte ndarë me bashkëshorten. Djali dhe vajza qëndronin me nënën e tyre në Poliçan, vend nga i cili ishte me origjinë edhe Iliri, ndërsa prej shumë kohësh kishte vendosur të qëndronte dhe të banonte në qytetin e Beratit. Policia dhe Prokuroria e Beratit, që prej mbrëmjes së të enjtes kur mësuan aktin e rëndë, janë marrë me dokumentimin e një sërë dëshmish të personave që kanë patur njohje dhe lidhje shoqërore me viktimën. Ndërsa konkluzioni paraprak i dhënë ditën e djeshme nga Policia e Beratit lidhet me gjendjen e rënduar depresive të efektivit.

Vetëvrasja

41-vjeçari, është gjetur i pajetë në breg të lumit në lagjen ‘Çelepije’. Ka qenë krejt i vetëm në momentin kur ka marrë përsipër të kryej aktin e vetëflijimit, ndërsa kanë qenë kalimtarë të rastit që kanë dëgjuar të shtënën teke. Ndonëse ka qenë errësirë qytetarët kanë afruar te trupi i pajetë dhe kanë lajmëruar policinë, të cilët kanë verifikuar se personi i pajetë është pikërisht kolegu i tyre, Ilir Nano, një efektiv me më shumë se 15 vite që shërbente në radhët e bluve.

Trupi i pajetë është dërguar në morg dhe ekspertët mjeko-ligjor kanë përjashtuar çdo dyshim për ndonjë vrasje, ndërsa janë marrë në pyetje njerëzit e afërt të tij. Sipas të dhënave, njeriu i parë që ka dhënë shpjegime ka qenë bashkëjetuesja e tij, e cila nuk ka mundur të ndihmojë me asnjë element hetimin, ndonëse sipas policisë gjendja e saj ishte tejet e rënduar.

Pas dokumentimit të dëshmisë së saj, ekspertët janë kthyer në komisariatin e policisë së Beratit për t`u njohur me përditshmërinë e viktimës. Hetimet dhe verifikimet e para flasin për një gjendje depresive që lidhet me borxhe, thotë policia, pasi të dhënat e miqve të tij kanë treguar se Iliri frekuentonte nganjëherë lojërat e fatit.

Hetimi

Borxhet dhe familja e ndarë duket se janë dy problemet e mëdha që kanë çuar në depresion të riun, i cili ka vendosur t`i japë fund jetës me pistoletën e shërbimit. Situata dyshohet se është rënduar ditët e fundit, në lidhje me borxhet, saktësojnë ekspertët e policisë, ndërsa ende nuk janë siguruar dëshmitë e ishbashkëshortes dhe të njerëzve të familjes së saj, për të mësuar hollësi në lidhje me ndonjë konflikt që mund të kenë patur me babanë e dy fëmijëve, ndërsa priten të zbardhen edhe tabulatet e telefonave të viktimës, për të mësuar se mos efektivi ka patur ndonjë presion apo problem në punën e tij. Policia e Shtetit bën të ditur se po punohet në disa pista për të shkuar tek e vërteta e shkakut që e ka shtyrë 41-vjeçarin të kryejë aktin e vetëvrasjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat