Përndiqte ish-të dashurën, arrestohet 26-vjeçari

Kronikë e zezë

Përndiqte ish-të dashurën, arrestohet 26-vjeçari

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 21:30

Edhe pse e dashura e la dhe u martua me dikë tjetër, një i ri 26-vjeçar nga Elbasani, këmbëngulte për t’i qëndruar pranë asaj duke e përndjekur. Enea Kulla u arrestua teksa përndiqte ish-partneren me burrin e saj, duke udhëtuar me makinë në një fshat pranë Elbasanit.

I riu nga Pajova u arrestua ndërsa ndiqte me makinë ish-të dashurën dhe bashkëshortin e saj, pasi nuk kishte leje drejtimi për automjetin. Por bashkë me rrugorët gjendeshin edhe forcat Antikrim që konstatuan përndjekjen.

Policia konfirmoi se gjithashtu gjatë muajit gusht, Kulla ka përndjekur 21-vjeçaren R.P., banuese në fshatin Trojas Elbasan. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Përndjekja” dhe “Drejtimi i automjetit pa dëshmi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat