48 orë ndalim për personin që kërcënoi gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Gjakovë

Kronikë e zezë

48 orë ndalim për personin që kërcënoi gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Gjakovë

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 14:58

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka reaguar ndaj kërcënimit që i është bërë gjyqtarit Lutfi Shala.

Sipas këtij reagimi, kërcënimi ishte bërë të mërkurën nga ana e një qytetari dhe Këshilli ka kërkuar nga organet kompetente që të marrin masa ndaj kësaj çështje.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës, shpreh indinjatë të thellë lidhur me kërcënimin që i është bërë të mërkurën, nga ana e një qytetari, gjyqtarit Lutfi Shala. Këshilli, konsideron se rastet e tilla janë të pa pranueshme dhe fton organet përgjegjëse që të marrin të gjitha masat adekuate në trajtimin e kësaj çështje”, thuhet në reagim, përcjell Indeksonline.

Këshilli këto kërcënime i shëh si pengesë për institucionin gjyqësor që ata e përfaqësojnë. Ata, në bazë të reagimit kanë thënë se i sigurojnë qytetarët se do të unojnë deri në krijimin e një ambienti të sigurtë për ta.

“Kërcënimet dhe sulmet e regjistruara kundër gjyqtarëve si ky i fundit, qëllojnë jo vetëm ata individualisht, ose institucionin gjyqësor që ata përfaqësojnë, por edhe thelbin e sistemit gjyqësor si një tërësi. Kjo pasi që pa një mjedis të sigurt, është vështirë të kemi një gjyqësor të pavarur dhe të pa anshëm. KGJK, siguron të gjithë gjyqtarët e Kosovës, se në kuadër të përgjegjësive që ka së bashku me faktoret tjerë, do të punoj edhe më tutje që të krijoj në ambient të sigurt pune për ta dhe i inkurajon që të vazhdojnë ti kryejnë detyrat e tyre në përputhje të plotë me ligjin, me profesionalizëm dhe përgjegjësi te lartë”, thuhet më tej në reagim.

KGJK ka njoftuar se Shala është gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë-Dega në Malishevë, dhe se ai ishte kërcënuar të mërkurën rreth orës nëntë, teksa ishte duke dalur nga objekti i gjykatës.

KGJK bën të ditur në reagim se personi që e kishte kërcënuar gjyqtarin është A.T., nga Banja e Malishevës dhe se këtij të fundit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat