Arrestohet për ofrim të mitos

Kronikë e zezë

Arrestohet për ofrim të mitos

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 13:19

Një person është arrestuar nga policia e Ferizajt në momentin kur ka tentuar që t'i ofroj mito një zyrtari policor nga njësiti i trafikut rrugor. Sipas policisë deri tek rasti ka ardhur kur njësiti policor i trafikut rrugor, gjatë kontrollit ka ndaluar një automjet transportues me targa të Serbisë, pasi ngasësi i saj kishte kryer kundërvajtje në trafik.

Zëdhënësi rajonal i policisë, Agim Gashi, ka thënë se i dyshuari gjatë vozitjes kishte tejkaluar automjetet tjera në vijë të plotë.

"Me rastin e dhënies së dokumentacionit, i dyshuari I.D, 39 vjeç, i kombësisë boshnjake në leje tëqarkullimit kishte futur 10 euro, me qëllim të ofrimit të mitos për zyrtarët policor. Pas shkuarjes së tiketës për kundërvajtjen e kryer, policia ka arrestuar të dyshuarin për dhënje të ryshfetit dhe lëndën e kanë proceduar tek njësiti për krime ekonomike të cilët janë marr me rastin në fjalë", ka thënë Gashi.

Mësohet se pas intervistimit dhe kompletimit të lëndës, me urdhër të prokurorit rasti i është dërguargjykatës me procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është liruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat