Përfshihet nga flakët një masiv pishash në Mallakastër

Kronikë e zezë

Përfshihet nga flakët një masiv pishash në Mallakastër

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 00:29

Një zjarr masiv përfshiu rreth orëve të vona të së enjtes një masiv pyjor me pisha në fshatin Riban. Sipas informacioneve, zjarri ka përfshirë rreth 10 hektarë pyje, duke avancuar me tej me ndihmën e erës.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 4 zjarrfikëse të cilat po punojnë me gjithë kapacitetet për vënien nën kontroll të flakëve.

Terreni tejet i thyer u ka vështirësuar punën zjarrfikësve. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, por mendohet të jetë i qëllimshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat