I kërkon vëllait ti mbajë vajzën 13-vjeçare, ai e përdhunon

Kronikë e zezë

I kërkon vëllait ti mbajë vajzën 13-vjeçare, ai e përdhunon

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 23:23

Një ngjarje shokuese është shënuar rreth një muaj më parë në fshatin Vrion të Finiqit, ngjarje kjo e zbardhur vetëm një ditë më parë.

40-vjeçari Servet Muhaxhiri akuzohet se ka përdhunuar vajzën e gruas së dytë të vëllait të tij.

Muhaxhiri jeton në Fushë-Krujë dhe ishte thirrur nga vëllai rreth një muaj më parë që të shkonte në Vrion.

Kjo, pasi ai do të shkonte në Tiranë së bashku me të shoqen dhe Serveti duhej të kujdesej për vajzën e kësaj të fundit.

Mirëpo, 40-vjeçari ka hyrë natën në çadrën e 13-vjeçares rome dhe e ka përdhunuar atë.

Për pasojë, Servet Muhaxhiri është shpallur në kërkim nën akuzën e përdhunimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat