60 vite burg për grupin e kokainës në Britani, pjesë dhe dy shqiptarë

Kronikë e zezë

60 vite burg për grupin e kokainës në Britani, pjesë dhe dy shqiptarë

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 18:46

Një grup që merrej me trafikun e kokainës në Britaninë e Madhe është dënuar me 60 vite burg. Grupi drejtohej nga Darren Lazarus, 34 vjeç dhe shqiptari, Judmir Shazivari, 40, vjeç. Këta dy persona ishin njohur në burg dhe trafikonin mbi 1 kg kokainë çdo javë në periudhën qershor 2013 – prill 2014.

Prokurori Robin Shellard tha se gjyqi ndaj Lazarus dhe Shazivari ishte një nga çështjet më të vështira që ka çuar para gjykatës.“Lazarus përdorte agjentë dhe korrierë për furnizimin me drogë, përfshirë Olsi Bilaci dhe agjentë nga Londra duke përdorur të njohur të shqiptarit Shazivari”, tha Shellard.

Lazarus i telefononte Shazivarit, ky i fundit i telefononte një të treti. Më pas korrieri e transportonte drogën për në Swindon duke përdoru taksi apo makinë private. Kjo ishte logjika sesi funksiononte shpërndarja e drogës.

Lazarus u arrestua në prill 2014. Atij nuk iu gjet drogë në shtëpi, pasi ai kurrë nuk e prekte atë, por vetëm merrej me organizimin e trafikimit të saj. Por, policia gjeti telefonat që e lidhin atë me grupin dhe pavarësisht se ku kishte të ardhura ai kishte blerë një makinë 40 mijë paund të cilën e paguante me tarifë 1 mijë paund çdo muaj. Ndërsa në momentin e arrestimit të Shazivarit, atij iu gjetën 15 telefona në shtëpi, të cilët i përdorte për të komunikuar me anëtarët e grupit kriminal.

Lazarus rezulton se është dënuar 17 herë për 57 akuza, ku herën e fundit në vitin 2006 mori 4 vite burg. Ndërsa Shazivari është dënuar 5 herë për 7 akuza dhe në vitin 2010 u dënua me 6 vite burg. Gjykatës Martin Picton tha në momentin e dhënies së vendimit se rolet janë të qarta Judmir Shazivari njihte kriminelët që shesin drogë ndërsa Darren Lazarus njihte njerëzit që ishin gati të blinin drogës.

Picton duke e cilësuar Lazarus si një kriminel presionit, tha se e kishte të paqartë sesi është e mundur që shqiptari nuk është dëbuar nga Britania në përfundim të dënimit. Lazarus u dënua me 16 vite, Shazivari 14 vite, Jordan Packe dhe Zak Knight nga 6 vite secili, alex Scotford 4 vite e 8 muaj, Thomas Price 3 vite e 8 muaj dhe Ben Blackmore 3 vite. Kurse shqiptari tjetër Olsi Bilaciu dënua 4 vite e 6 muaj ndërsa Tyron Harman mori 18 muaj dënim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat