Arrestohet hajdutja e celularëve dhe e çantave

Kronikë e zezë

Arrestohet hajdutja e celularëve dhe e çantave

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 11:50

Një 41-vjeçare nga Lushnja ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për disa vjedhje. Policia e Fierit arrestoi Rozalina Konomi, banuese në lagjen “Gafurr Muço” Lushnje.
Në një njoftim të policisë së Fierit thuhet se më “datën 30.08.2015,në dyqanin e shtetases V.C ,në lagjen “Apollonia”,është vjedhur telefoni i saj celular tip “Samsung”,dhe nga veprimet e kryera rezulton se autore është shtetësja Rozalina Konomi.
Gjithashtu më datën 22.08.2015, shtetases A.M,20 vjeçe,në dyqanin e saj,në lagjen “Kongresi i Përmetit”,i kanë vjedhur telefonin celular tip “Huëai”,ku nga veprimet e kryera rezulton se autore është shtetësja Rozalina Konomi.
Po ashtu,më datën 29.08.2015,tek butik “Serena”,në lagjen “29 Nëndori”,shtetases E.M,38 vjeçe,banuese në lagjen “ 8 Shkurti”,Fier, i kanë vjedhur çantën e dorës në të cilën kishte shumën prej 5500 lekë të reja dhe autore e dyshuar është shtetesja e mësipërme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale “Vjedhje “ e kryer më shumë se një herë” parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat